26 miliardë €/vit, kostoja e zgjerimit të BE-së. Humbet nga fondet e kohezionit Europa Jugore
Zgjerimi eventual i Bashkimit Europian e nëndë anëtarë të rinj do të sjellë ndër të tjera një rishpërndarje fondesh që prek si proces vende që tashmë janë pjesë e tij. Një studim i qendrës studimore “Bruegel” në Bruksel vë në dukje se vendet e Europës Jugore si Italia, Spanja, Portugalia dhe Greqia do të humbasin nga zgjerimi i ri. Bashkë me ta edhe disa anëtarë që janë në Europën Lindore.
Kjo pasi me hyrjen në bllok të anëtarëve më pak të zhvilluar, vendet në fjalë do të riklasifiohen si “rajone tranzicioni”, term ky që ka kuptim në funksion të “fondeve të kohezionit” që akordohen për të ulur pabarazitë mes dy rajoneve të BE-së.
Vende më pak të zhvilluara quhen ato që kanë PBB për frymë më të vogël se 75% nga mesatarja e BE-së dhe për rrjedhojë fondet e kohezionit do të duhet të rimendohen. “Bruegel” thekson se Italia dhe Spanja në këtë kuadër pritet të humbasin nga 9 miliardë euro në vit, Portigalia 4 miliardë, Hungaria dhe Rumania nga 2 miliardë euro secila.
Në tërësi një zgjerim i mundshëm do të rriste buxhetin e BE-së nga 1.211 trilion euro në 1.356 trilion euro. Nëse numri i vendeve anëtare të BE-së shkon në 36 nga 27 që është, kostoja e plotë për këta të fundit shkon në 26 miliardë euro/vit
citohet studimi.
Megjithatë ka një avantazh të përbashkët. Zgjerimi i tregur rrit opsione për investime direkte në vendet e reja që janë provuar të suksesshme në tërësi. Vendet që janë në pritje janë Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Gjeorgjia, Moldavia, Mali I Zi, Maqedonia e veriut, Serbia, Turqia dhe Ukraina.
Add new comment