Majmuni Hirko bën autokritikë
Sot është inauguruar Teatri i Kukullave në Tiranë. Çudi e madhe në fakt! Mbijetoi përkundër fatit të të ngjashmëve që u rrafshuan në tokë. Mbeti Teatri i Kukullave dhe u bë i ri fringo. Sot aty ka qenë edhe kryeministri që ka marrë një rol të vetin para fëmijëve që me siguri kur kanë parë dikë që e shohin në televisor patjetër që janë emocionuar.
Vetë kryeministri u ka kujtuar fëmijëve se ai po të dojë e prish teatrin ndaj ata nuk duhet të shohin Parlament. Pikërisht sepse teatri dikur ka qenë Parlamenti.
Në fund fare, dua të falënderoj të gjithë fëmijët për durimin dhe t’ju kërkoj ndjesë sepse faktikisht sot kanë ardhur në Teatrin e Kukullave dhe nuk kanë ardhur të shohin në skenë kukulla si puna ime, por mbase po të më konsideroni një kukull mund të ndjehem unë pak më mirë sepse përndryshe do të ndjehesha shumë keq.
Këtu ka qenë Parlamenti shqiptar dikur dhe unë uroj që juve të rriteni duke parë sa më pak Parlamentin shqiptar, deri kur të mos keni mundësi më ta evitoni, por përsa kohë keni mundësi ta evitoni, ju lutem shumë ju fëmijëve të na konsideroni kukulla dhe të silleni me ne si me kukullat, por ndryshe nga kukullat tuaja që juve i merrni afër, i përkëdhelni, ne na konsideroni si ato kukullat që është mirë të mbahen larg, që futen në skenë për të krijuar një atmosferë shqetësimi deri kur drita pastaj vjen, muzika fillon prapë dhe ata ikin nga skena
ka thënë ai.
Autokritikë etike, morale nga Majmuni Hirko që kujtohet të mallkojë dynjanë për atë që bën vetë.
Add new comment