majmuni hirko
Majmuni Hirko bën autokritikë
Sot është inauguruar Teatri i Kukullave në Tiranë. Çudi e madhe në fakt! Mbijetoi përkundër fatit të të ngjashmëve që u rrafshuan në tokë. Mbeti Teatri i Kukullave dhe u bë i ri fringo. Sot aty ka qenë edhe kryeministri që ka marrë një rol të vetin para fëmijëve që me siguri kur kanë parë dikë që e shohin në televisor patjetër që janë emocionuar.
Vetë kryeministri u ka kujtuar fëmijëve se ai po të dojë e prish teatrin ndaj ata nuk duhet të shohin Parlament. Pikërisht sepse teatri dikur ka qenë Parlamenti.