Pastrimi i parave nga Rusia rriti çmimet e pronave në Britaninë e Madhe

Postuar në 10 Dhjetor, 2024 14:46

Në një shkrim të publikuar ndër të tjera në “The Telegraph”, dy ministra të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ministre e Brendshme dhe David Lammy, ministër i Jashtëm, vënë theksin te pastrimi parave dhe kërcënimi që ai ka për ekonominë e një vendi. Shkrimi është publikuar më 9 dhjetor, me rastin e ditës së Korrupsionit dhe në të vihet në dukje një realitet që kërkon përgjigje immediate. Sipas dy zyrtarëve në fjalë, ndonëse Britania e Madhe ka reputacionin e një vendi që respekton sundimin e ligjit, por megjithatë në kaliin e viteve, kriminelë, mafiozë dhe kleptokratë ia kanë dalë të pastrojnë shuma të mëdha parash në ekonominë britanike.

Më tej, dy ministrat njoftojnë se qeveria e Keir Starmer ka nisur muajin e shkuar një fushatë kundër financës së paligjshme, duke vënë në dukje se kanë bashkëpunuar me Italinë në fuqizimin e një plan veprimi europian kundër pastrimit të parave.

Kjo qeveri do t’i japë fund përdorimit të sistemit financiar të Londrës si një shtëpi pastrimi nga kriminelët dhe një pronat e Londrës si si Bitcoin nga kleptokratët. Për vite me radhë, mosvpeprimi ka çuar në rritjen e çmimeve të pronave. Ka fuqizuar bandat në rrugët e Britanisë. Ka lejuar kontrabandistët në plazhet e Francës

thuhet në shkrim.

Të dy ministrat sjellin në vëmendje operacionin “Destabilise” duke shtuar se për Agjencinë Kombëtare kundër Krimit do të shtohet buxhetimi duke premtuar se pasuritë e kleptokratëve të huaj do t’u kthehen vendeve në zhvillim.

Mesazhi ka rëndësi edhe sepse të dy ministrat deklarojnë se “ndryshimi ka nisur”. Ka rëndësi sepse nëse Britania e Madhe pranon në problem të tillë, është e pashmangshme që të themi se Shqipëria është një parajësë e parasë së zezë me bekimin politik. Dhe analogjia nuk mungon: pronat në Londër me pronat në Tiranë që kanë arritur çmime të paimagjinueshme. Dhe kullat vazhdojnë, vazhdojnë sepse edhe paraja po rrjedh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.