Objektivi kryesor i Pushtetit Ekzekutiv "Trump"
Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar planin për marrëveshje të posaçme me vendet e Ballkanit Perëndimor për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore. BBC-ja njoftonte sot se Karmer do ta shpaloste planin në samitin e Hungarisë pasi sipas Londrës, nga rruga ballkanike kalojnë 100 mijë imigrantë në vit. Një shifër modeste nëse shohim prirjet e evidentuara nga rrugët e tjera. Vetëm për 2024 kanalin britanik e kanë kaluar 31 mijë njerëz me varka të vogla dhe Britania po sheh që të zgjerojë marrëveshjet që ka me Shqipërinë dhe Turqinsë në shkëmbim inteligjence edhe me Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Shqetësimi për imigracionin është prioritar edhe në SHBA. Në fjalën e parë pas fitores presidenti Donald Trump foli për imigracionin duke nënvizuar se “ne do pranojmë imigrantë por me dokumente”. Në media ka nisur të qarkullojë një deklaratë e zëdhënësese së fushatës së Trump që flet për deportime në masë sapo ky i fundit të marrë detyrën.
Përtej kësaj, agjenda e spastrimit institucional shkon më tej. Ish-këshilltari i Sigurisë së Trump në mandatin e parë, gjenerali në pension Michael Flynn, ka deklaruar në një intervistë për Alex Jones, i njohur si teoricien konspiracioni dhe i afërt me Trump në disa aspekte ideologjike, se SHBA ka nevojë urgjente të godasë atë që është sipas tij "një perandori e trafikut njerëzor" që buron nga OJF-të e shumta që marrin para nga qeveria amerikane. Flynn ka ekspozuar edhe atë që e quan “një skemë” të organizimit të këtij trafiku që ka si synim dominimin global me një SHBA të dobët.
Emri i George Soros ka dalë në akuzat e tij duke aluduar se rrjeti i tij i OJF-ve synon të përmbysë balancën demografike të SHBA me imigrantë për të zgjidhur përfundimisht problemin e rezistencës së identietit amerikan. Flynn ka cilësuar se administrata e re synon të krijojë një Task Force federale për t’i dhënë fund këtij problemi dhe mesa duket çështja nuk ngjan të jetë aq sporadike.
— Alex Jones (@RealAlexJones) November 6, 2024
George Soros ka dalë disa herë edhe në komentet e “yllit të ri” të republikanëve, miliarderit Elon Musk që e ka akuzuar filantropin për praktika manipuluese dhe kontroll të hallkave të drejtësië. Ka patur shumë raste kur Musk është shprehur në vetë të parë për Soros, ndërkohë që lufta ka marrë tipare ideologjike me përfshirjen e “Heritage Foundation” që akuzonte në vitin 2023 Soros si njeri që kontrollon prokurorë dhe i hap luftë ligjit.
“HF” është i njëjti entitet që ka përpiluar “Project 2025”, një program që synon të vërë në jetë riformatimin e qeverisë federale amerikane dhe pushtetit ekzekutiv nën optikën konservatore. Trump u distancua nga projekti, por asnjë nuk mund të mohojë dot afilacionet që kanë nisur të dalin në sipërfaqe dhe që po e profilizojnë luftën amerikane si totale.
Po sot disa media afër të djathtës citonin një deklaratë të Alexandria Ocasio Cortez, kongresmene e rizgjedhur në New Yorks, sipas të cilave ajo është shprehur pro eliminimit të votës popullore, meqenëse ajo ka potencialin të çojë në fashizëm. Asnjë media kryesore nuk e konfirmon këtë deklaratë, por duhet thënë se ndarja është tektonike.
Gjatë fushatës doli në pah edhe plani i demokratëve për të rishikuar Amendamentin e Parë të Kushtetutës për Lirinë e Shprehjes një qasje që i dha shumë vlerë rrjetit “X” të Elon Musk duke shënuar kështu autogolin më të madh të elitës amerikane.
Add new comment