Vuçiç propozon referendum: Dorëhiqem nëse duan serbët
Shembja e çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad, javën e kaluar, la të vdekur 14 persona. Tragjedia u pasua me thirrjet e opozitës për dorëheqjen e tij dhe të kryeministrit.
Në një intervistë në “Happy TV”, presidenti Vuçiç tha se po i ofron opozitës mundësinë përmes një referendumi.
Vuçiç u shpreh se koalicioni qeverisës do të sigurojë votat e nevojshme në Parlament për të thirrur për një referendum mbi shkarkimin e tij.
“Nëse 50 për qind e elektoratit pranojnë të më fajësojnë, unë nuk do të jem president as edhe një ditë më shumë. Unë zotohem në publik se nuk do të jem më president dhe se do të kemi zgjedhje të reja presidenciale”, tha ai.
Duke komentuar dorëheqjen e ministrit Goran Vesic, Vuçiç tha se ai nuk do të jetë i vetmi. "Jam i sigurt se ky është fillimi i dorëheqjeve".
Add new comment