Microsoft, investim 4,3 miliardë euro për sistemet e AI në Itali

Postuar në 04 Tetor, 2024 11:14

Microsoft do të investojë 4.3 miliardë euro (4.8 miliardë dollarë) gjatë dy viteve të ardhshme për të forcuar inteligjencën artificiale (AI) dhe infrastrukturën cloud në Italinë veriore.

Ky është investimi më i madh i kompanisë amerikane në Itali deri më tani dhe e kthen Italinë e Veriut në një nga qendrat më të mëdha të të dhënave të Microsoft-it në Evropë, që do të mbulojë edhe Mesdheun dhe Afrikën veriore.

Përfaqësues të Microsoft janë takuar me kryeministren Giorgia Meloni, e cila ka rënë dakord për investimin që sipas saj do të forcojë rolin dixhital të Italisë në Mesdhe.

Fondi amerikan, BlackRock, dhe Microsoft njoftuan muajin e kaluar një plan me vlerë më shumë se 30 miliardë dollarë për të investuar në qendrat e të dhënave të fokusuara në AI, zinxhirët e furnizimit të AI dhe burimet e energjisë.

Kërkesa për AI dhe shërbimet cloud po rritet me shpejtësi me firmat në sektorë të ndryshëm si ofertat e lojërave dhe tregtisë elektronike që diferencojnë përmes integrimit të modeleve të personalizuara të AI - programe që përdorin njohjen e modeleve për të marrë vendime.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.