Hashem Safieddine, pasuesi i mundshëm i Nasrallahut në krye të Hezbollahut
Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në sulmet ajrore në një periferi të Bejrutit të premten ka vënë në qendër të vëmendjes njeriun që konsiderohet si trashëgimtari i tij, Hashem Safieddine.
Grupi terrorist i mbështetur nga Irani konfirmoi se Nasrallah, i cili e udhëhoqi atë për 32 vjet, mbeti i vrarë në sulmin e së premtes. Kjo është goditja më e rëndë për grupin në historinë e tij 42-vjeçare.
Si kreu i këshillit ekzekutiv, Safieddine mbikëqyr çështjet politike të Hezbollahut. Ai është pjesë edhe e Këshillit të Xhihadit, i cili menaxhon operacionet ushtarake të grupit.
Safieddine është një kushëri i Nasrallahut. Ai u fut në listën e terroristëve nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2017 dhe në qershor të këtij viti kërcënoi Izraelin me një hakmarrje të madhe pas vrasjes së një komandanti tjetër të Hezbollahut.
"Le ta lëmë [armikun] të përgatitet për të qarë dhe vajtuar," citohet ai nga "Times of Israel".
Lidhjet familjare të Safieddinit dhe ngjashmëria fizike me Nasrallahun, si dhe statusi i tij fetar si pasardhës i Muhamedit e bëjnë atë favorit për ta pasuar në krye të grupit.
Safieddine ka qenë i zëshëm në kritikat e tij ndaj politikës amerikane. Në përgjigje të presionit amerikan ndaj Hezbollahut.
Add new comment