Nisin përgatitjet për evakuim nga Libani
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/09/b21e6599585dd8464cd3e66fc22241d3_2024_09_27_18.jpg?itok=_3YYBYLY)
Mediat raportojnë se vendet perëndimore janë duke u përgatitur për evakuimin e shtetasve të tyre nga Libani. Qiprua dhe Turqia parashikohen të jenë vendi pritës për dhjetëra mijëra njerëz, nisur nga përvoja e të dy vendeve me situata të tilla.
Në një intervistë për “Reuters”, presienti qipriot Nikos Christodoulides ka deklaruar se ka aktualisht kërkesa nga disa vende, edhe jashtë BE-së dhe ka shtuar se vendi i tij është i gatshëm ta luajë një rol të tillë.
Situata ka përshkallëzuar me deklarimet e Izraelit për një sulm ndaj Libanit në kuadër të konfliktit me Hezbollahun. Vetëm Franca ka 20 000 qytetarë në Liban dhe 1000 trupa ushtarake.
Add new comment