Polonia propozon mandat të OKB-së për Krimenë dhe përsëritje të referendumit. Peskov: Absurde!

Postuar në 20 Shtator, 2024 16:35

Polonia ka propozuar së fundmi që Krimea të vendoset nën mandatin e OKB-së dhe në këtë kuadër ajo sugjeron që të zhvillohet një referendum i dytë. Por zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, e cilëson këtë propozim si absurd.

Ne mendojmë se është më tepër një deklaratë absurd. Territori rus dhe rajonet ruse nuk mund të jenë subjekt I ndonjë diskutimi apo transferimi gjetkë

ka thënë ai.

Propozimi u bë nga ministri i Jashtëm polak, Rodoslaw Sikorski gjatë një takimi në Kiev. Ideja është në thelb një lloj provokimi sidomos nëse konsideron se janë polakët ata që e bëjnë këtë gjë. Mes polakëve ka një pikëpamje sipas së cilës Polonia vazhdon deri në Odesa, çka edhe e zbërthen propozomin e Sikorskit nën një optikë imperialiste më shumë sesa sovraniste për Ukrainën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.