Miopi nëse SHBA mendon se do t'i shpëtojë konfliktit bërthamor

Postuar në 18 Shtator, 2024 18:52

Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov ka dalë së fundmi me një deklaratë që duhet të jetë serioze, nisur nga statusi zyrtar i tij.

Edhe ushtria amerikane pranon mundësinë e një konflikti bërthamor. Ndërkohë ata gabojnë duke menduar se një shkatërrim i tillë do të prekë vetëm Rusinë dhe Europën. Është jashtëzakonisht dritëshkurtër. Amerika nuk do të jetë në gjendje të fshihet pas oqeanit ndërkohë që shkatërrimi bërthamor do të prekë këdo

paralajmëroi ai, teksa ka shtuar se askush nuk do të fitonte nga një konflikt i tillë.

Më herët termat në fjalë i ka përdorur vetëm Dmitry Medvedev, ish-president i Rusisë, por i cilësuar si një lloj zëdhënësi i retorikës radikale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.