Ndotësit e mëdhenj/ Big Tech emetojnë 7-fish më shumë gaze serrë sesa deklarojnë

Postuar në 15 Shtator, 2024 19:58

Kompanitë Big Tech shihen si ndër ndotësit më të mëdhenj. Por ndërsa rritja e inteligjencës artificiale krijon kërkesa gjithnjë e më të mëdha për energji, për këtë industri sa vjen e vështirësohet fshehja e kostove të vërteta të qendrave të të dhënave që fuqizojnë revolucionin teknologjik.

Një analizë e Guardian konkludon se, nga viti 2020 deri në vitin 2022, mbi emetimet reale të gazeve serrë nga qendrat e të dhënave "të brendshme" ose në pronësi të kompanisë të Google, Microsoft, Meta dhe Apple ka të ngjarë të jenë rreth 662% - ose 7.62 herë - më të larta se sa raportohet zyrtarisht.

Amazon është emetuesi më i madh ndër pesë kompanitë e mëdha të teknologjisë, i ndjekur nga Apple, i cili ka emetuar gaze serrë më pak se gjysma e Amazon në vitin 2022.

Ndërsa kërkesat për energji për këto qendra të të dhënave rriten, shumë janë të shqetësuar se emetimet e karbonit do të rriten gjithashtu. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë deklaroi se qendrat e të dhënave përbënin 1% deri në 1.5% të konsumit global të energjisë elektrike në vitin 2022 – dhe kjo ishte përpara se të fillonte bumi i AI me lançimin e ChatGPT në fund të atij viti.

AI në qendrat e të dhënave kërkon shumë më tepër energji sesa aplikacionet tipike të bazuara në cloud. Sipas Goldman Sachs, një pyetje ChatGPT kërkon gati 10 herë më shumë energji elektrike për t'u përpunuar sesa një kërkim në Google dhe kërkesa për energji në qendrën e të dhënave do të rritet 160% deri në vitin 2030. Hulumtimi i konkurrentit të Goldman, Morgan Stanley ka bërë gjetje të ngjashme, duke përllogaritur se emetimet e qendrës së të dhënave globalisht do të arrijnë 2.5 miliardë tonë metrikë CO2 deri në vitin 2030.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.