Kam përpiluar lista të të padëshirueshmëve për Serbinë. Kanë mbetur shumë plehra jashtë

Postuar në 27 Gusht, 2024 15:11

Zëvendës Kryeministri I Serbisë, Aleksandër Vulin, deklaron se në cilësinë e ministrit të Brendshëm dhe shefit të shërbimit sekret, ai ka përpiluar dhe mbikëqyrur lista të njerëzve të padëshiruar për Serbinë.

E kam bërë këtë në përputhje me ligjin dhe ndërgjegjen time. Do të doja të isha më rigoroz në përpjekjet e mia për shkak se shoh sesa shumë plehra janë lënë padrejtësisht jashtë. Aleksander Vuçiç nuk është pyetur për këtë listë dhe as duhej të pyetej

citohet ai.

Vulin ka shtuar se shumë prej njerëzve të përfshirë në lista ndërhynë personalisht për t’u nxjerrë jashtë tyre duke pretenduar se nuk kanë patur ndërmend atë që kanë thënë, apo edhe kanë bërë demarshe te Aleksander Vuçiç, të cilin publikisht e kanë kritikuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.