Emigrantët e paligjshëm do t'ia "postojmë" Brukselit

Postuar në 23 Gusht, 2024 16:54

Hungaria mund t'i paguajë azilkërkuesit për të udhëtuar drejt Evropës Perëndimore, paralajmëroi një zyrtar i qeverisë së Viktor Orban.

Gergely Gulyas, i cili drejton zyrën e kryeministrit hungarez, njoftoi se kjo do të ishte një përgjigje e mundshme ndaj dënimeve që i janë dhënë Hungarisë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ICJ).

Muajin e kaluar, kjo gjykatë vendosi një gjobë prej 200 milionë eurosh (216 milionë dollarë) kundër Budapestit, i cili sipas saj ka dështuar në zbatimin e rregullores së BE-së për refugjatët, duke vendosur edhe një taksë shtesë prej 1 milion euro në ditë për kundërshtim të vazhdueshëm.

"Ne do t'u ofrojmë të gjithë emigrantëve në kufirin hungarez mundësinë për të udhëtuar në Bruksel vullnetarisht dhe pa pagesë," u tha Gulyas gazetarëve. "Nëse Brukseli dëshiron emigrantë, le t’ia japim."

Gulays e përshkroi vendimin e gjykatës së BE-së si një "turp" dhe tha se do të ishte e arsyeshme të dërgoheshin emigrantë "në drejtim të Austrisë dhe Gjermanisë" dhe t'i bënin ata të negociojnë të ardhmen e tyre me Komisionin Evropian atje.

Kryeministri hungarez Orban më parë ka paralajmëruar se Budapesti do ta gjente një mënyrë për t'iu përgjigjur këtij ndëshkimi.

Qeveria hungareze ka mbajtur prej vitesh një qëndrim të ashpër ndaj migrantëve të paligjshëm, të cilët i konsideron kulturalisht të papajtueshëm me shoqërinë hungareze. Politika bie ndesh me atë të vendeve anëtare të BE-së në Evropën Perëndimore.

Gjatë krizës së emigrantëve të vitit 2015, Hungaria ngriti gardhe përgjatë kufirit të saj me Serbinë dhe Kroacinë për të reduktuar fluksin hyrës, ngjashëm me vendet e tjera të Evropës Lindore, si dhe duke vendosur kufizime të tjera. Gjoba e GJND-së lidhet me një vendim të vitit 2020, i cili urdhëroi Budapestin të ndryshojë qasjen e tij.

Nëse zbatohet, plani hungarez do t’i ngjante mënyrës se si disa shtete në SHBA i trajtojnë emigrantët që kanë kaluar kufirin nga Meksika. Guvernatorët jugorë, veçanërisht Gregg Abbott i Teksasit, kanë urdhëruar që ata të transportohen me autobus më në veri për në qytetin e Nju-Jorkut dhe gjetkë që nga viti 2022. Zyrtarët argumentojnë se meqenëse homologët e tyre në disa shtete mbështesin qasjen liberale për migrantët e paligjshëm, ata duhet të mbajnë barrën e pritjes së tyre në komunitetet e veta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.