Rusia propozon rezolutë të re për Gazan. "S'ka paqe me politikën që i përshtatet vetëm Izraelit"

Postuar në 23 Gusht, 2024 12:56

Rusia ka propozuar së fundmi një rezolutë të re në OKB që sipas saj do të ndalojë dhunën në Gaza. Dokumenti titullohet formalisht mbi rregullimet në Lindjen e Mesme dhe është njoftuar nga zv.shefi i misionit të Përhershëm të Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky.

Nëse Rezoluta 2735 nuk po zbatohet atëherë le të kalojmë një dokument të ri që do të dërgonte një mesazh të qartë “plaçkitësve” që ata do të mbajnë përfundimisht përgjegjësinë e asaj që po bëjnë. Është pikërisht dëshira maniakale e SHBA të monopolizojë procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe ta riformësojë atë sipas modeleve që i përshtaten Izraelin që çon në pasojat dramatike që po dëshmojmë sot

ka thënë ai.

Sipas tij ajo që po ndodh në Gaza minon besueshmërinë e Këshillit të Sigurimit, i cili që nga tetori i vitit të shkuar nuk ka qenë në gjendje të marrë asnjë vendim efektiv.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.