Rusia: IAEA të adresojë sulmin mbi centralin bërthamor në Zhaporizhia

Postuar në 12 Gusht, 2024 21:03

Rusia i kërkon Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të adresojë çështjen e sulmit mbi centralin bërthamor në Zhaporizhias. Në një deklaratë, drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Shtetërore të Energjisë Bërthamore të Rusisë, Rosatom, Alexey Likhachev, e cilësoi sulm terrorist goditjen e centralit nga forcat ukrainase dhe i kërkoi IAEA-s të shkojë përtej deklaratës së thjeshtë me të cilën e dënoi ngjarjen.

"Ne i bëjmë thirrje [udhëheqjes IAEA] të mos ndalet në deklarimin e papranueshmërisë së veprimeve të tilla (sulmi ndaj termocentralit bërthamor - TASS). Është e nevojshme të identifikohet qartë burimi dhe t'i jepet një vlerësim politik dhe ndërkombëtar,"  u tha ai gazetarëve në nisje të një forumi të Ushtrisë.

Në 11 gusht, dy goditje direkte dëmtuan njërën nga dy kullat ftohëse në centralin e Zhaporizhias. Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmin. Zjarri nuk ka ndikuar në funksionimin e centralit, pasi ai është i mbyllur dhe kullat e sulmuara nuk janë përfshirë në procesin e ftohjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.