Opozita mban protestën e radhës
Opozita mblodhi një numër të konsiderueshëm qytetarësh në protestën para Kryeministrisë. Protesta nisi me fjalimet e përfaqësuesve të shoqërisë civile fillimisht, të cilët u pasuan nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Fjala e kreut të demokratëve, Sali Berisha, shënoi edhe acarimin e parë dhe të vetëm të disa protestuesve, të cilët hodhën molotov drejt dyerve të Kryeministrisë.
Përmes një fjalimi të regjistruar paraprakisht, i cili u shfaq në ekran për të pranishmit, kryetari i PD-së u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të bëhen bashkë për të shtruar rrugën drejt zgjedhjeve të reja.
“Vetëm zgjedhje të lira janë shpëtimi i Shqipërisë, por me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Të bashkohemi për qeveri teknike. Kushtrimi im shkon për socialistët e zhgënjyer dhe ata pa partitë. Vetëm zgjedhjet e lira janë shpëtimi i Shqipërisë. Të bashkohemi për të lidhur besën për qeveri teknike. Me zgjedhje të lira ne do fitojmë. Edi Rama, mos e drejto Shqipërinë drejt greminës, prano qeverinë teknike. Më të gjithë Evropën po ndodh rotacioni”, u shpreh Berisha.
Protesta e 11 korrikut nuk i kaloi përmasat e asaj të 20 shkurtit. Ndërsa pjesëmarrja nuk solli ndonjë risi, nuk pati të tillë as përmbajtja. Përtej kërkesës për qeveri teknike, ajo nuk ndryshoi shumë nga tubimet e përnatshme në rrugën “Mustafa Matohiti”.
Comments
Te them te drejten, u lodhem
Te them te drejten, u lodhem o Doktorr me Meten, Tritanin, Moniken, Paloqen, Fahrinaqin!
Ka ardh koha doktorr per demokrate te vertete, per primatet origjinal!
Dum ne kryesi Çiljeten, Lek Plepin, Bleonen, Tahir Gashin, Sinan Pajen, Greta Koçin, Qim Peken, Lelin!
O Daktorrr, o lezhende!
Na ço atje ku din vete!
Add new comment