Ushtria serbe fuqizohet për të frenuar tipa si Albin Kurti

Postuar në 06 Korrik, 2024 13:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një opinion në gazetën “The Neë York Times” përmes së cilës shpreh vlerësimet e veta për NATO-n dhe rolin e saj në krijimin e shtetit të Kosovës.

Kurti vë në dukje se në prag të samitit të së martës, që përkon me 75 vjetorin e Aleancës perëndimore, Kosova duhet parë si një shembull suksesi jo vetëm për pavarësinë, por edhe për demokracinë.

Kurti sjell si antitezë të vendit të vet, Serbinë e Aleksander Vuçiç, cilësuar sipas tij si “vendim me mjedin më të favorshëm për ndikimin rus në Ballkan”. Sipas tij Serbia ka në plan të godasë ushtarakisht Kosovën. Rreth këtij artikulli ka komentuar Vuciç, sipas të cilit kryeministri i Kosovës ëndërron luftën, kurse “unë ëndërroj një Serbi të zhvilluar”.

Kemi ëndrra të ndryshme, ndaj nuk e kuptojmë njëri-tjetrin

është shprehur Vuçiç.

Sipas tij, Serbia është krenare për industrinë e saj të mbrojtjes, që zhvillon prodhime shumë cilësore, por blerjet dhe sektorin e mbrojtjes Serbia e realizon si frenues ndaj “tipave i Kurti. Një duel verbal që vjen pak ditë pas takimit të të dyve për normalizimin e marrëdhënieve.

Comments

Submitted by Flora keci (not verified) on

Aleksander Vuçic e para kur të zësh në gojë kryeministrin e Kosovës të lash mirë gojën tënde të pisët dhe së dyti ai nuk është Edi Rama çubrilloviqit i Tiranës okej dhe sa i përket Kosovës harrojë njëher e mirë sepse në qoftëse do prekësh Kosovën pa i kërkuar falje atyre mijëra familjeve që u vranë dhe u zhduken nga Serbia po ju them një emër ku ndodhet profesori i nderuar Ukshin Hoti Vuçic do lozesh me zjarrin nato nuk do t'a lejoj një gjë të tillë okej hurjaip njeri me dy fytyra këtej ulesh me njerëz të Europës dhe këtej i shkel me këmbë ato që nënshkruan turpe

Submitted by Primatet e PD e... (not verified) on

serbiqka ka zhvilliar industrine e mbrojtjes dhe shet prodhimet e saj ne mase!
Beni krahasimin me bandat qe na udheheqin ketu e 30 vjet!
serbiqka terheq nga gjithe bota investime, perfshire dhe Kinen! Pa harruar FIAT qe prodhon makina ( Edhe pse nuk kane vije bregdetare per eksportim).
Çfare ndodh tek ne?! Nese dikush ka menduar te investoje tek ne, nuk e kane lejuar apo vetem pasi kane paguar nje gjobe te majme!
Nga ana tjeter, SHBA e BE i kerkojne Shqiperise te mos lejoje investimet kineze por kur vjen puna, po keta ju kerkojne shqiptare Asociacion te terrorizmit serb dhe dhenie territorresh!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.