Fiton krahu reformator, Masoud Pezeshkian zgjidhet president i Iranit

Postuar në 06 Korrik, 2024 13:32

Zgjedhjet iraniane kanë nxjerrë fitues të garës presidenciale, Masoud Pezeshkian, i cilësuar në perëndim si reformist. Ai fitoi 16 384 403 vota dhe mundi ultrakonservatorin Saeed Jalili që mori 13 538 179 vota në një pjesëmarrje prej 49.8%.

Fitorja cilësohet si një mundësi e re modernizimi dhe hapjeje për Iranin. Pezeshkian ka shprehur hapur qëndrimin për çështje të tilla si heqja e detyrimit për femrat që të veshin hixhabin, heqja e kufizimeve të përdorimit të internetit. Masa që krijojnë një frymëmarrje, por edhe në fakt I përgjigje mesa duket kërkesave të vetë shoqërisë.

Rruga e vështrië përpara nuk do të jetë e lehtë veçse me mbështetjen, mirëkuptimin dhe besimin tuaj

është shprehur ai.

Pezeshkian e zhvilloi fushatën nën devizën “Për Iranin” dhe ka premtuar të përfaqësojë atë që nuk kanë zë. Po kështu ai ka premtuar se diçka duhet ndryshuar edhe në politikën e jashtme për të mundësuar heqjen e sanksioneve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.