pezeshkian
Fiton krahu reformator, Masoud Pezeshkian zgjidhet president i Iranit
Zgjedhjet iraniane kanë nxjerrë fitues të garës presidenciale, Masoud Pezeshkian, i cilësuar në perëndim si reformist. Ai fitoi 16 384 403 vota dhe mundi ultrakonservatorin Saeed Jalili që mori 13 538 179 vota në një pjesëmarrje prej 49.8%.
Fitorja cilësohet si një mundësi e re modernizimi dhe hapjeje për Iranin. Pezeshkian ka shprehur hapur qëndrimin për çështje të tilla si heqja e detyrimit për femrat që të veshin hixhabin, heqja e kufizimeve të përdorimit të internetit. Masa që krijojnë një frymëmarrje, por edhe në fakt I përgjigje mesa duket kërkesave të vetë shoqërisë.