Skandali 5D, Veliaj braktis mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Postuar në 30 Maj, 2024 17:53

Mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës i ka paraprirë një kontroll fizik i anëtarëve para se të futeshin në sallë. Pamjet e kontrolleve të ushtruara nga efektivë të Policisë Bashkiake u publikuan në rrjetet sociale nga këshilltari demokrat, Dorian Teliti.

Efektivët e motivojnë këtë masë me situatën e krijuar ditët e fundit, pas protestave të opozitës lidhur me skandalin 5D, pavarësisht mungesës së një urdhri të shkruar.

Ndërkohë, me fillimin e mbledhjes, ka pasur debate mes këshilltarëve opozitarë edhe kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Ky i fundit menjëherë pasi mbajti fjalën e tij, braktisi mbledhjen.

Opozita e ka akuzuar Veliajn për përfshirje të drejtpërdrejtë në skandalin 5D dhe ka kërkuar disa herë javët e fundit mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak për këtë çështje. Përmes kësaj skeme, sipas PD, janë përvetësuar nga zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, të paktën 30 milionë euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.