Në Kinë e kuptojnë domethënien e krizës ukrainase
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar gjatë një interviste me agjencinë kineze "Xinhua" se ai mbështet planin kinez për paqe në Ukrainë, duke cilësuar se “Kina e kupton konfliktin dhe domethënien e tij gjeopolitike”. Duke mos kursyer lavdërimet për Kinën dhe historinë e saj, Putin ndër të tjera ka nënvizuar se Kremlini e vlerëson planin kinez të që pikave për “Zgjidhjen politike të krizës ukrainase”.
Përtej kësaj, Putin ka theksuar se organizime të tilla si BRICS, apo Organizata e Shangait, mishërojnë një vizion të përbashkët ruso-kinez të një bote shumëpolare ku respektohet sovraniteti dhe diversiteti nacional.
Në thelbin e vet, presidenti rus nuk ka hezituar të cilësojë se bashkëpunimi me Kinën, bashkëpunimi strategjik më saktë, fiton një karakter ideologjik për shkak të qasjes së atyre që ai I quan “elita perëndimore”, përpjekja e të cilave është ruajtja e privilegjeve të vjetra.
Add new comment