Pas talebanëve, SHBA në tryezë edhe me Hamasin
Media të ndryshme bëjnë me dije se një delegacion i Hamasit, organizata islamike palestineze, është drejtuar për në Kajro në përpjekje të firmosjes së një marrëveshjeje armëpushimi. Ndërmjetësit sugjerojnë që palët të ndalin luftimet për 40 ditë, kohë kur do të kryhet shkëmbimi i pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë.
Delegacioni palestinez drejtohet nga Khalil al-Hayya, numri dy i krahut politik të Hamasit në Gaza, ndërkohë që presioni për të mbërritur në këtë pikë ka qenë maksimal. Mediat amerikane raportojnë se të premten në Kajro të Egjiptit mbërriti kreu i CIA-s, William Burns, si përfaqësues i një prej tri fuqive që po lobojnë për armëpushimin, krahas Katarit dhe Egjiptit.
Në planin diplomatik presionet i ka udhëhequr Sekretari amerikan IiShtetit, Anthony Blinken, që ka bërë të qartë se SHBA nuk mbështesin në asnjë rrethanë një ofensivë izraelite në Rafah për shkak se Izraeli nuk ka paraqitur asnjë plan për mbrojtjen e civilëve.
Do të shkonte përtej asaj që është e pranueshme
citohet Blinken.
Në një aspekt më të gjatë, armëpushimi i Kajros përfaqëson një hap të parë thelbësor në njohjen politike të Hamas, që aktualisht figuron si organizatë terroriste në SHBA që nga tetori i vitit 1997, ndërkohë që deri më tani SHBA nuk ka hequr dorë nga plani i zgjidhjes me dy shtete për Palestinën.
Add new comment