Konflikti sot është mes Liberalizmit të Ri dhe ruajtjes së Traditës
Gazetari Tucker Carlson, që bëri disi bujë para pak kohësh me një intervistë të marrë presidentit rus, Vladimir Putin, ka intervistuar kësaj radhe Alexander Dugin, konsideruar si një lloj ideologu i Kremlinit në përballjen e tij me “normat perëndimore”. Intervista ka një lloj interesi pasi shpjegon në mënyrë të thjeshtë narrativën zyrtare ruse kundër atyre që quhen të drejta të pakicave në Perëndim, e më tej edhe botëkuptimin filozofik nga derivon ajo.
Dugin thotë – duke u kujdesuar ta prezantojë atë që thotë si “intepretimi im” – se problemi me atë që po ndodh në Perëndim, më konkretisht në botën anglo-saksone, lidhet me absoulitizimin e Individualizmit si pikëpamje e progresit dhe shndërrimin e individit në një agjent të pavarur të Post-Humanizmit që çliron veten nga referencat dhe prangat sociale, përfshirë ato të “liberalizmit klasik”.
Dugin thotë se Individualizmi dhe Liberalizmi i Ri, e çon njeriun në sfera të reja, tërësisht të shkëputura nga tradita e çdo shoqërie, ku ai jo vetëm mund të zgjedhë edhe seksin, por edhe të qenit apo jo njeri. Nëse Liberalizmi Klasik sipas tij ndryshoi paradigmën e referimit të njeriut në një Identitet Kolektiv në emër të lirisë personale dhe rikrijimit të Identiteteve të rej Kolektive – kjo që po ndodh sot është perversion i pastër ideologjik drejt një individi që cilësohet se merr në dorë veten në një konteskt lirie absolute dhe pa referimin social.
Ta zëmë, nëse Liberalizmi Klasik ekzekutoi Perandoritë për të krijuar demokraci dhe shtete kombe, luftoi me totalitarizmat dhe fitoi, Liberalizmi i Ri, nuk njeh më asnjë referim social. Që këtu sipas Dugin buron ideja e pushtetit të pakicave përkundrejt shumicave që kanë autorizimin e të qenit diktatoriale.
Dugin shkon më tej dhe thekson se kapacitetet teknologjike që po krijohen pajtuar me agjendën dhe idetë në fjalë kanë potencialin jo vetëm ta manipulojnë realitetin, por edhe të krijojnë një të vetin.
Dhe kjo e ardhme është qysh tani përtej kufijve të njerëzimit për ta ndaluar. Nuk ka asgjë më realiste sesa fantastiko-shkencorja
shprehet ai.
Ky është në thelb të konfliktit mes Perëndimit dhe Putinit, një njeri që sipas tij ka shpallur mbrojtjen e Traditës.
s.zaimi
Add new comment