dugin
Putin dhe Trump nuk mjaftojnë për Jaltën e Re
Në një shkrim të fundit, me rastin e 80-vjetorit të Konferencës së Jaltës, ideologu konservator rus, Alexander Dugin, shkruan mbi një opsion të një Jalte të Re siç e quan ai, që do të hidhte themelet e rendit të ri ndërkombëtar. Teksa vë në dukje se bota uniplare a pas Luftës së Ftohtë ka ardhur në fund, Dugin shton se Jalta e Re duhet të afirmojë multipolaritetin e botës, por sipas tij ky rend nuk mund të kurorëzohet vetëm nga një takim mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin.
Konflikti sot është mes Liberalizmit të Ri dhe ruajtjes së Traditës
Gazetari Tucker Carlson, që bëri disi bujë para pak kohësh me një intervistë të marrë presidentit rus, Vladimir Putin, ka intervistuar kësaj radhe Alexander Dugin, konsideruar si një lloj ideologu i Kremlinit në përballjen e tij me “normat perëndimore”. Intervista ka një lloj interesi pasi shpjegon në mënyrë të thjeshtë narrativën zyrtare ruse kundër atyre që quhen të drejta të pakicave në Perëndim, e më tej edhe botëkuptimin filozofik nga derivon ajo.
Filozofi Dugin: “Unë shpjegoj më mirë se kushdo se çfarë është Rusia”
“Putini është shumë liberal dhe demokrat”. Ky është një përkufizim që mund të konsiderohet normal në diskutimet e RT, televizioni me financim shtetëror rus, por që merr një kontekst jo thjesht propagandistik në përpunimin teorik që i bën filozofi Alexander Dugin. Personazhi në fjalë është shumë popullor në Rusi dhe në internet ai është pikë referimi e një lloj nacionalizmi të ri rus, ekstremizmi për disa, apo edhe ksenfobie që pajtohet me orthodhoksinë në një mishelë që qartëson veten vetëm në diferencimin e qëllimshëm me Perëndimin.