‘Limioni’, SPAK thërret zyrtarët e investitorët. Meçollari: Rama është paralajmëruar nga SHBA

Postuar në 28 Prill, 2024 15:01

Javët e fundit, Prokuroria e Posaçme ka thirrur disa zyrtarë të lartë për privatizimin e bazës detare të Limionit në Sarandë. Ish-zv.komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, tha për MCN se SPAK është në fund të hetimeve, ndërsa zbuloi se kryeministri Rama është paralajmëruar 4 vite më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë çështje.

Meçollari thotë se në krye të kësaj afere qëndron Presidenti Bajram Begaj, si ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, duke shtuar se është pyetur dy herë nga SPAK.

Dorëzimi i bazës së Sarandës ka nisur me një akt të ish-shefit të shtabit të përgjithshëm, aktualisht President i Republikës, i cili më 18 gusht 2020 i ka kërkuar Forcës Detare të bëjë dorëzimin e bazës. Forca Detare nuk ka pranuar ta dorëzojë. Po ashtu, në mars 2021, po me një shkresë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begaj, është kërkuar sërish dorëzimi i bazës. Në fund, dorëzimi është bërë në 2022 pas një kontrate të lidhur nga Komanda e Forcës Detare. Begaj ka urdhëruar në maj 2022 Komandën Logjistike që t’i vërë në dispozicion Forcës Detare mjetet e transportit për lirimin e bazës.

Ai shpjegon gjithashtu edhe sulmin që i bëri Rama drejtësisë nga resorti i Dulakut në Gjirin e Lalzit, për sekuestron e bazës detare të Limionit. Sipas Meçollarit, kryeministri ka marrë një paralajmërim për këtë bazë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.