SHBA, shqetësim për dominimin e prodhimit kinez
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, ngre shqetësimin e dominimit në rritje të prodhimit kinez. Yellen vuri në dukje rrezikun e mbiprodhimit nga prodhuesit kinezë, të cilët kanë eklipsuar kompanitë amerikane.
Yellen ka qenë më parë avokate e zëshme e importit të mallrave nga Kina. Por pikëpamjet e saj kanë ndryshuar. Megjithatë, ndërsa qëndrimi i saj ndaj Kinës forcohet, Yellen thotë se Uashingtoni duhet të mbajë marrëdhënie të mira me Pekinin.
Pavarësisht shqetësimeve në rritje për mënyrën se si Kina e ka trajtuar tregtinë, "Unë mendoj se ne kemi një marrëdhënie të thellë ekonomike me Kinën," tha ajo. “Dhe nuk dua ta sakrifikojmë sepse besoj se është e dobishme për ne dhe e dobishme për ta.”
Qeveria kineze iu përgjigj kritikave të SHBA-së përmes zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin, i cili u shpreh se “Është mjaft e qartë për të gjithë që nuk është 'kapaciteti i tepërt i prodhimit' për të cilin SHBA shqetësohet vërtet”, raporton The Global Times.
Politikat e Pekinit kanë ndryshuar në mënyrë drastike nën udhëheqjen e Xi Jinping. Ai po përpiqet të rindërtojë ekonominë e Kinës ndërsa përballet me një perspektivë të zymtë, shkruan The Economist. Udhëheqësi kinez është fiksuar te “tekno-utopianizmi, planifikimi qendror dhe obsesioni pas sigurisë” me një “ambicie për të dominuar industritë e së nesërmes”. Por sipas The Economist, plani i Xi ka disa të meta: objektivat e prodhimit në Kinë aktualisht injorojnë konsumatorët, të cilët kanë ulur fuqinë e tyre masive blerëse në vitet e fundit.
Nxitja e konsumatorëve për të shpenzuar më shumë para kërkon rrjete të mëdha sigurie sociale, të cilat Xi i ka shmangur.
Add new comment