Vuçiç nuk është Serbia!
Aleksander Vuçiç është detyruar të përsërisë zgjedhjet në Beograd, një goditje kjo për autoritetin e tij, por edhe tregues se presidenti serb është i thyeshëm. Z. Vuçiç dëgjohet shpesh të flasë me terma kategorikë, megjithatë ai kësaj radhe bëri një lëshim edhe ndaj atij që është strikt një presion i Gjermanisë për zgjedhjet.
Klima mes dy vendeve duket e tensionuar dhe ka shkarë në shkëmbime personale mes Vuçiç dhe kreut të Komitetit për Çështjet me Jashtë në Parlamentin gjerman, Michael Roth, të cilin ai e quajti “njeri që urren serbët”.
L'état c’est moi! Kjo nuk ka qenë e vlefshme si shprehje, prej kohësh në BE. Ju nuk jeni Serbia z. President! Ju kritikoj, kritikoj miqësinë tuaj me Rusinë dhe politikat autoritare. Nga ana tjetër, unë e dua popullin serb
citohet Roth.
Mesazhi i zyrtarit gjerman tradhëton megjithatë vetëdijen për një realitet politik në Ballkan, ku Europa ka toleruar dhe mbështetur me kosto në funksionimin demokratik të vendeve të rajonit, njerëz që kanë premtuar stabilitet duke sjellë pikërisht këtë klimë tensioni që kërkon tashmë zgjidhje dhe jo shtyrje.
Add new comment