Shqiptarët, të tretët për shtetësi në BE për vitin 2022. Në krye marokenët dhe sirianët

Shqiptarët renditen si grupi i tretë mes të huajve në vende të BE-së që kanë përfituar më shumë shtetësinë e vendit të rezidencës. Nga 989 000 shtetësi të dhëna për vitin 2022, 112 700 u përfituan nga marokenët, 90 400 nga sirianët dhe 50 300 nga shqiptarët.
Shifra në total e shtetësive përfaqëson një rritje .ë 20% krahasuar me vitin 2021 dhe vendi që ka miratuar më shumë kërkesa është Italia me 213 700, pasuar nga Spanja me 181 800 dhe Gjermania me 166 600. Rënie kanë shënuar Franca, Hollanda dhe Portugalia.
Add new comment