Izraeli pas sulmit të gazsjellësit në Iran
Sulmet e kryera ndaj dy tubacioneve kryesore të gazit natyror në Iran mund të jenë vepër e Izraelit. Lajmin e bën të ditur New York Times.
“Izraeli i ka pasur prej kohësh në shënjestër objektet ushtarake dhe bërthamore brenda Iranit”, por sulmet e kësaj jave në infrastrukturën energjetike “shënuan një përshkallëzim në luftën e fshehtë”, shkruan NYT, duke cituar zyrtarë perëndimorë.
Dy tubacionet e gazit janë të shtrira përgjatë më shumë se 1 000 kilometrave dhe mbajnë rreth 2 miliardë metra kub (57 milionë metra kub) gaz. Si pasojë e shpërthimeve, rreth një e gjashta e prodhimit ditor të gazit natyror të Iranit u dëmtua, duke lënë pa furnizim disa zona.
Irani njoftoi se dëmi ishte i vogël dhe situata u kthye në normalitet shumë shpejt, megjithatë, sipas zyrtarëve perëndimorë, sulmet ishin një "paralajmërim i ashpër" i llojit të dëmit që mund të shkaktojë Izraeli. Duke pasur parasysh distancat e mëdha dhe terrenin e larmishëm ku kalojnë tubacionet dhe patrullat e rregullta iraniane, një sulm i kësaj natyre mund të kryhet vetëm nga njerëz që kanë informacion të brendshëm mbi sistemin.
Sulmet e fundit nga Izraeli dhe SHBA-ja kanë vrarë komandantët iranianë në Siri dhe kanë goditur objektivat e ‘Boshtit të Rezistencës’ në Irak dhe Siri. Boshti i Rezistencës – i përbërë nga Hezbollah, Hamasi dhe rebelët Huthi të Jemenit – është një koalicion jozyrtar që kundërshton ndikimin e SHBA-së dhe Izraelit në Lindjen e Mesme.
Ndërsa Irani mbështet Boshtin e Rezistencës, ata kanë mohuar kategorikisht çdo përfshirje në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
Add new comment