Kryeministri: Nuk kemi një bazë të dhënash për emigrantët. Gjiknuri: Kemi një bazë të dhënash për emigrantët
Bashkëkryetari socialist i Reformës Zgjedhore ka përgënjeshtruar kryeminstrin Rama i cili nga Luksemburgu tha se vota e emigrantëve pamundësohet për shkak se mungon databaza.
Në mbledhjen e kësaj të premteje, Damian Gjiknuri tha se ka një databazë ku janë regjistruar mijëra emigrantë, por sipas tij problemi qëndron te KQZ.
Pranojmë që ka disa mijëra emigrantë, pra qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit që janë regjistruar në këtë regjistër dhe ekziston një databazë e plotë për të filluar procesin e votimit.
Çfarë pengese ka KQZ për të nxjerrë aktet nënligjore në kushtet ku jemi, ku Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj thotë ‘Për mungesë të kohës efektive nga KQZ për të nxjerrë aktet nënligjore për votën e diasporës
Burimi: MCN Tv
Add new comment