Krizë globale me falsifikimin e kërkimit shkencor/10 000 punime të kthyera më 2023-in

Postuar në 03 Shkurt, 2024 23:51

Gazeta “The Guardian” e cilëson si majën e ajsbergut të mashtrimit shkencor. Bëhet fjalë për publikimin e punimeve shkencore të rreme në media të specializuara të cilat po lënë të kalojë një valë falsifikimesh qe kërcënojnë seriozisht kredibilitetin e kërkimit shkencor. 
Vitin e kaluar sipas gazetës në fjalë, numri i punimeve të kthyera pas nga revistat arriti në 10 000. 

Sipas profesore Dorothy Bishop nga Oxford, dëmi është shumë i madh aq sa “në shumë fusha ndërtimi i qasjeve kumulative është i vështirë për shkak të bazës së gjetjeve të besueshme”. 

Dhe po bëhet përherë e më keq 

shton ajo. 

Fillesat kjo dukuri i ka në Kinë, ku doktorëve të rinj u kërkohet të kenë publikuar punime shkencore. Dhe ente të caktuara nisën të ofrojnë punë të fabrikuara për publikim në revistat kineze. 

Nga Kina praktika kaloi në Indi, Iran, Rusi, ish-republikat sovjetike dhe Europën Lindore me punime që në pamje të parë ngjajnë të rregullta e që më e keqja, edhe për këtë arsye, integrohen më pas në baza të mëdha të dhënash që shfrytëzohen nga të tjerë që punojnë për zbulimin e ilaçeve. 

Ka raste edhe më befasuese që flasin për mungeaë të plotë të redaktimit shkencor. P.sh një punim mbi ideologjinë marksiste u publikua në revistën “Computational and Mathematical Methods in Medicine”.
 Dukuria ka vetëm rritje. Revista “Nature” vë në dukje se në vitin 2013 u kthyen 1000 punime  në 2022 kishte 4000 të tilla dhe më 2023, 10 000. 

Po flitet pra për një “ndotje të dijes shkencore” që çon në krizë të vërtetë, korrupsion sistematik që priret të bëhet sistemik, i cili u pa më mirë edhe në pandemi. 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Si eshte puna qe cdo e keqe e ka origjinen nga Kina?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.