Bild: Lufta NATO-Rusi është te dera
Gazeta gjermane Bild raporton sot se një përplasje e armatosur mes NATO-s dhe Rusisë është e mundshme në muajt e ardhshëm. Bild i referohet një dokumenti sekret të Forcave të Armatosura Gjermane, sipas të cilave Rusia do të pushtojë shtetet baltike të NATO-s që në korrik.
Forcat e Armatosura Gjermane (Bundeswehr) po përgatiten për një sulm të mundshëm hibrid nga Rusia në krahun lindor të NATO-s këtë shkurt, thuhet në shkrimin e Bild.
Përshkallëzimi i parë midis NATO-s dhe Rusisë pritet që në shkurt, sipas një dokumenti sekret të Bundeswehr-it.
Dokumenti konfidencial detajon se si mund të lindë një konflikt midis Rusisë dhe NATO-s, ndërsa situata përkeqësohet muaj pas muaji. Kulmi përfshin vendosjen e qindra mijëra ushtarëve të NATO-s dhe fillimin e luftës në verën e vitit 2025.
Raportimi i Bild ndërton një skenar për luftë që fokusohet te siguria dhe shmang specifikat në lidhje me numrin dhe lëvizjen e trupave të NATO-s. Skenari i "Aleancës së Mbrojtjes 2023" të Bundeswehr-it parashikon që mobilizimi rus do të fillojë në shkurt 2024, i ndjekur nga një ofensivë pranverore në Ukrainë dhe një sulm ndaj vendeve baltike në korrik. Priten sulme kibernetike dhe forma të tjera të luftës hibride.
Tensionet mund të arrijnë kulmin në tetor me Rusinë, ndërsa nis zhvendosja e trupave dhe raketave në Kaliningrad (enklavë ruse në Poloni).
Sipas shkrimit, Rusia mund të përsërisë pushtimin e vitit 2014 në Ukrainë në territorin e NATO-s me mbështetjen e Bjellorusisë, pas zgjedhjeve në SHBA, kur Shtetet e Bashkuara mund të mbeten pa lider.
Skenari përfundon 30 ditë pas "D-Day", kur NATO, duke përfshirë Bundeswehr-in, vendos forca të rëndësishme ushtarake në krahun lindor. Megjithatë, nëse NATO do të jetë në gjendje të frenojë Rusinë, kjo mbetet pyetje e hapur në skenar.
Add new comment