Komisionieri europian për Tregun kërkon 100 miliardë euro për Mbrojtjen

Postuar në 10 Janar, 2024 12:02

Komisioneri europian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, ka deklaruar se synon që të marrë një fond prej 100 miliardë eurosh për mbrojtjen.

Besoj se ne duhet të kemi një një fond të madh mbrojtjeje për të ndihmuar përshpejtimin, ndoshta edhe në shumën e 100 miliardë eurove

është shprehur ai në një aktivitet të organizuar nga Renës Group në Parlamentin Europian.

Ai ka këmbëngulur se Europa duhet të përmbushë objektivin e prodhimit të 1 milionë predhave të artilierisë për t’u dërguar në Ukrainë deri në pranverë. Disa ditë më parë ishte ministri i Jashtëm Italian, Tajani që foli për nevojën e një ushtrie të përbashkët europiane, një kërkesë që ka marrë përherë e më shumë mbështetje në Europë në dritën e një tensioni në rritje në arenën ndërkombëtare. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.