Si po e deformon Meta realitetin e luftës në Gaza. Censurë për Palestinën

Postuar në 22 Dhjetor, 2023 22:07

Meta ka censuruar materialet pro Palestinës që nga nisja e luftës në Gaza. Një raport i Human Rights Watch flet për censurë sistemike dhe globale të çdo materiali të tillë, madje edhe për mbyllje dhe ndalim të aksesit të Facebook dhe Instagram.

Censura është vënë re në më shumë se 1000 raste. Materiale tekst, video apo foto nga 60 vende të botës, kryesisht në anglisht, janë fshirë, ndërsa në raste të tjera u është kufizuar mundësia e ndërveprimit me të tjerët atyre që kanë postuar përmbajtje të tillë.

Censura e përmbajtjes në lidhje me Palestinën në Instagram dhe Facebook është sistematike dhe globale [dhe] zbatimi i paqëndrueshëm i politikave të tij nga Meta çoi në heqjen e përmbajtjes për Palestinën,” thuhet në raport, ku shkaku i problemit konsiderohen “zbatimi i gabuar i rregulloreve, mbështetja e tepërt në mjetet e automatizuara për të moderuar përmbajtjen dhe ndikimi i panevojshëm i qeverisë mbi heqjen e përmbajtjes”.

Meta nga ana tjetër pretendon se thjesht ka zbatuar politikat e sigurisë.

“Ky raport injoron realitetet e zbatimit të politikave tona globalisht gjatë një konflikti të shpejtë, shumë të polarizuar dhe intensiv, i cili ka çuar në një rritje të përmbajtjes që na raportohet. Politikat tona janë krijuar për t'i dhënë të gjithëve një zë, ndërsa në të njëjtën kohë i mbajnë të sigurta platformat tona", thuhet në deklaratën e kompanisë.

Përdoruesit e produkteve të Metës kanë dokumentuar atë që ata thonë se është paragjykim teknologjik në favor të përmbajtjes pro-izraelite dhe kundër postimeve pro-palestineze. Softueri i përkthimit të Instagram-it zëvendësoi fjalën "palestinez" të ndjekur nga fraza arabe "Lëvduar qoftë Allahu” me "terroristët palestinezë" në anglisht. Inteligjenca artificiale e WhatsApp-it, kur iu kërkua të gjeneronte imazhe të djemve dhe vajzave palestineze, krijoi fëmijë të animuar me armë, ndërsa imazhet e saj për fëmijët izraelitë nuk kishin armë zjarri.

Comments

Submitted by Nje qytetar objektiv (not verified) on

C'fare mund te presesh nga nje domain qe eshte ne pronesi te nje Sionisti.....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.