Pakt i ri për migracionin në BE. Çfarë duhet më Protokolli me Italinë?
Në media të ndryshme europiane raportohet se Bashkimi Europian ka arritur në një marrëveshje për një pakt të ri migracionin. Pakt që është quajtur historik nga kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
Pakti në fjalë supozon kontrolle më efektive “në afërsi të zonës kufitare të BE-së”, mbështetje më të madhe për vendet e ekspozuara të Europës Jugore si Greqia apo Italia dhe aplikimin e parimit të “solidaritetit të detyruar”, sipas të cilit vendet jokufitare të BE-së që nuk pranojnë kuota emigrantësh të bëjnë derdhje fondesh.
Pakti në fjalë nuk ka të bëjë me imigrantët e parregullt ekonomikë, por për persona që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, siç janë refugjattë e luftës. Po kështu në paktin e ri korrigjohen praktikat e trajtimit të kërkesave për azil.
Në situatën e tanishme, pakti i ri, i jep një lloj lehtësimi barre për Italinë dhe Greqinë, ndonëse ai është kundërshtuar nga më shumë se 50 organizata të ndryshme.
Më e rëndësishmja është për vendin tonë, të shihet sesi ndikon kjo rregullore e re në nevojën e zbatimit të marrëveshjes me Italinë, pasi aktualisht pakti i bën jehonë deri diku shqetësimeve të vazhdueshme të Romës zyrtare.
Po kështu është jashtë çdo dyshimi se parimi i ekstraterritorialitetit që aplikohet në rastin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë ka elementë racizmi brenda dhe ky është një shqetësim që është ngritur edhe më herët. Në kushtet kur Shqipëria nuk përfiton asgjë dhe kur vetë BE-ja solidaritetin e këmben me para, është e udhës të shtrohet për diskutim vlera e Protokollit me Italinë që i shërben vetëm imazhit të kryeministrit të Shqipërisë dhe asnjë interesi real të këtij vendi.
s.zaimi
Add new comment