Erdogan: Nëse Greqia ndjek politikë të padiktuar nga aktorë të huaj, ne mund të ndërtojmë paqen

Postuar në 06 Dhjetor, 2023 14:41

24 orë përpara mbërritjes në Greqi për një vizitë zyrtare që është komentuar shumë, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për gazetën “Kathimerini”. Ai ka deklaruar se gjërat nuk kanë ndryshuar: Turqia kërkon miqësinë dhe Greqia ka adoptuar një qasje tjetër, përmes së cilës nuk i sheh më problemet të pakapërcyeshme.

Erdogan e ka cilësuar “mik” kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, duke nënvizuar se Turqia nuk kërcënon Greqinë, nëse kjo e fundit nuk e kërcënon Turqinë. Lidhur me marrëveshjet e pritshme dhe ndërtimin e një klime të re, Erdogan ndër të tjera ka bërë edhe këtë vërejtje:

Sinqeriteti dhe thirrja jonë janë të paekuviok. Besoj se nëse Greqia adopton një qasje të ngjashme, të çliruar nga çdo ndërhyrje e huaj, ne mund të nisim një trajektore pozitive drejt ndërtimit të një të ardhmeje paqësore për të dy kombet tona

Konkretisht, Presidenti turk ka lënë të kuptohet se politika e jashtme greke në raport me Turqinë, deri më sot ka qenë e ndikuar dhe diktuar deri diku nga aktorë të huaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.