Mbahet simpoziumi i parë ndërkombëtar për bektashinjtë dhe alevitët e Greqisë

Postuar në 28 Nëntor, 2023 12:41

Është zhvilluar në Greqi në fillim të këtij muaji, simpoziumi i parë ndërkombëtar mbi Alevizmin dhe Bektashizmin në vend. “Bektashinjtë dhe Alevitët në Ballkan dhe Anadoll: Botëkuptime dhe praktika në kohë dhe vende”, është titulluar aktiviteti që konsideron një komunitet fetar në zonën Thrakës. Aktiviteti është zhvilluar në hotelin “Imaret” në Kavalla, që përfaqëson një pjesë të çmuar të trashëgimisë otomane në Greqi.

Simpoziumi synoi të përforconte kuptimin shkencor në komunitetin global akademik lidhe me besimet alevito-bektashie, në një kontekst më të gjerë dhe më specifikisht, për të hedhur dritë mbi alevitët dhe bekthashinjtë në Thrakë. Më tej, synonte të shërbente si një takim inuagurues i alevitëve dhe bektashinjve nga Turqia, Ballkani dhe Europa në tokën greke

shprehet një ndër organizatorët, Evengelos Areteos.

Gazeta “Kathimerini” vë në duke një histori të këtij komuniteti që ka qëndruar gjithnjë në hije, madje të fshihej.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.