Europa nis përpjekjet për të hyrë në tregun e armëve
Brukseli po përpiqet të gjejë mënyra për t’u lehtësuar qeverive anëtare të BE-së shitjen e armëve. Ndërsa konflikti në lindje të Europës vijon prej gati një viti, qeveritë europiane i kanë shtuar shpenzimet ushtarake, por janë kontraktorët amerikanë të mbrojtjes ata që mbajnë peshën më të madhe në tregun e armëve.
Komisioni Europian po përiqet të gjenë format për të ndërtuar një skemë të ngjashme me Amerikën për shitjen e armëve. Kjo e fundit ka një sistem, falë të cilit Pentagoni mban pjesën e luanit në sigurimin e armëve përmes mundësisë që ka industria amerikane dhe avantazheve që sigurojnë lidhjet politike me Uashingtonin.
Ndonëse Europa ka gjigantë si Airbus, Leonardo apo Thales, mungesa e një skeme të tillë e vë në disavantazh.
Një dokument prej 8 faqesh që ka për qëllim nisjen e konsultimeve për këtë çështje, të cilit i referohet Politico, hedh idenë e ndërtimit të një skeme europiane për shitjen e armëve.
Në fillim të vitit 2024, Komisioneri i Tregjeve të Brendshme, Thierry Breton, pritet të prezantojë Strategjinë Europiane të Industrisë së Mbrojtjes.
Për të arritur në një strategji të qartë, aktualisht janë pesë dokumente konsultimi në qarkullim. Skema amerikane u bën të mundur qeverive të blejnë armë direkt nga Uashingtoni pa pasur nevojë të negociojnë me kompanitë e mbrojtjes dhe dorëzimi i mallit të blerë përshpejtohet falë mbështetjes nga stoku i Departamentit të Mbrojtjes. Që nga nisja e luftës në Ukrainë, Europa ka blerë nga SHBA 95% të armëve përmes kësja skeme, me një vlerë rreth 60 milionë euro.
Megjithatë, për planin europian, pengesat janë shumë. BE është në një pozicion më të vështirë se SHBA për shkak të mpleksjes së kompetencave mes shteteve anëtare dhe vetë Brukselit. Ideja që po qarkullon aktualisht është ende në fazën fillestare dhe rezultati i saj varet shumë nga mënyra si do ta presin vendet anëtare.
Në tetor, qeveria amerikane njoftoi lanet për shitjen e raketave të saj vendeve europiane. Shitja realizohet përmes skemës amerikane dhe fatura është 1.5 miliardë dollarë.
Në nëntor, Departamenti i Mbrojtjes miratoi shitjen e tankeve M1A2 te Rumania, me një vlerë prej 2.5 miliardë dollarë.
Add new comment