Macron nuk ka plan, qartësi dhe forcë për paqen në Gaza

Postuar në 10 Nëntor, 2023 23:55

Presidenti francez Emmanuel Macron ka përcjellë në një intervistë për BBC-në mendimet dhe qëndrimet e veta për krizën në Gaza duke sugjeruar armëpushim.

De facto – sot civilët bombardohen – de facto. Këto fëmijë, këto zonja, këta pleq bombardohen dhe vriten. Ndaj nuk ka arsye për këtë dhe as legjitimitet. Ndaj ne i kërkojmë Izraelit të ndalë

është shprehur ai.
 
Ndonëse ka dënuar sulmet e Hamasit, Macron megjithatë e sheh rrugën drejt qetësimit të situatës te ndalja e veprimeve ushtarake të Izraelit. Mirëpo qasja e presidentit francez, ardhur në ditën e parë të zhvillimit të një forumi vjetor paqeje në Paris, ka dy defiçite.
 
Duke qenë së pari një politikë thjesht deklarative, ajo mbetet në suazën taktike, ndërkohë që Macron nuk ka pranuar të pranojë se veprimet e Izraelit janë në shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Nuk jam gjykatës
ka thënë ai.
 
Së dyti, i pyetur nëse ShBA apo Britania e Madhe do të mbështesin thirrjen e tij për armëpushim, Macron ka thënë se:
shpresoj se po
Që këtej ne mund të vlerësojmë se Franca nuk ka asnjë aksion në atë që ndodh dhe se presidenti i saj po pranon që në të vërtetë Izraeli ka karta bianca për të vepruar, por shpejt dhe përfundimisht për te mos lejuar fermentimin e opinionit.
Përmbi të gjitha Parisi ende nuk ka iniciativë për të përkufizuar konfliktin dhe këtu mund të kuptohet propozimi mediokër për armëpushim, edhe pse “për Francën Hamasi është një organizatë terroriste”.
s.zaimi
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.