Edhe Greqia u futet inceneratorëve

Postuar në 09 Nëntor, 2023 08:55

Menaxhimi i mbetjeve është bërë problem edhe në Greqi dhe landfillet sipas kryeministrit Kyriakos Mitsotakis janë “gjë që i përket së shkuarës”. Për Peleponezin, qeveria ka një projekt të menaxhimit të integruar të mbetjeve që pritet të përpunojë 95 000 tonë.

“Vendgrumbullimet e dikurshme, vëllimet e plehrave që kërcënojnë shëndetin publik dhe ndryshuan natyrën unike të këtij vendi, tani janë një gjë e së kaluarës”, tha Mitsotakis.

Impiantet me djegie do të ndërtohen me fondet e Bashkimit Europian për menaxhimin e mbetjeve, të cilat janë siguruar nga Greqia përgjatë viteve 2021-2027.

“Ato lehtësojnë taksapaguesit nga barra e miliona eurove që rrjedhin nga gjobat e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian dhe do të ofrojnë energji të pastër dhe të lirë, duke krijuar tregje të reja për materiale të riciklueshme dhe lëndë djegëse dytësore.”

Greqia kishte vetëm tre njësi të menaxhimit të mbetjeve në vitin 2019, tani ka 11 ndërsa 16 janë në ndërtim e sipër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.