Nuk ka emergjencë të emigracionit, është realitet afatgjatë

Postuar në 23 Shtator, 2023 17:27

Papa Francesku i kërkon BE-së humanizëm për emigrantët që zbresin në brigjet e Europës, duke e cilësuar fenomenin më shumë “një realitet afatgjatë” sesa një emergjencë.

“Ata që rrezikojnë jetën në det nuk vijnë për të pushtuar, ata kërkojnë vetëm mirëpritje, kërkojnë mundësi për jetën”, tha ai në një fjalim të mbajtur në Marsejë.

Dhe nëse flitet për emergjencë, fenomeni i emigracionit nuk është urgjencë e kohëve të fundit, gjithnjë e dobishme për të ushqyer propagandën e alarmit, por një realitet i kohës në të cilën jetojmë, një proces që përfshin tri kontinente rreth Mesdheut dhe duhet qeverisur me largpamësi, përfshirë një përgjigje europiane që përballet me vështirësi”, citohet ai nga AP.

Papa tha se Mesdheu po kthehet nga mare nostrum mare mortum, termat në latinisht për ‘deti ynë” dhe “deti i vdekjes”. Deklarata e Atit të Shenjtë vjen në një moment kur numri i emigrantëve që mbërrijnë në Lampedusa është rritur. Ishulli i vogël mes Sicilisë dhe Tunizisë është kontakti i parë me Europën për mijëra emigrant që largohen nga Afrika.

Më shumë se 10 mijë emigrant kanë mbërritur aty javët e fundit. Kjo rritje e numrit të emigrantëve bëri që presidentja e Komisionit Europian t’i kërkonte kryeministres italiane marrjen e masave të menjëhershme. Ndërkohë, Franca ka shtuar kontrollet në kufi me Italinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.