Largohet ministri ukrainas i luftës

Postuar në 04 Shtator, 2023 15:42

Ministri ukrainas i Mbrojtjes njoftoi largimin e tij nga detyra, një hap që ishte paralajmëruar fundjavën e kaluar nga presidenti Zelensky, i cili tha se ka ardhur koha për “qasje të reja” në fushën e mbrojtjes.

Oleksii Reznikov ka mbajtur postin e ministrit që prej nisjes së invazionit rus në Ukrainë, në shkurt 2022.

Ai u bë një emër i njohur në Ukrainë dhe ndërkombëtarisht që nga fillimi i luftës, për shkak të angazhimit në lobimin për pajisje ushtarake.    

Reznikov do të zëvendësohet në detyrë nga Rustem Umerov, i cili ka drejtuar Fondin e Pronës Shtetërore të Ukrainës.

Largimi i Reznikov vjen në një kohë kur taktikat e ushtrisë ukrainase po kritikohen edhe nga Perëndimi, ndërsa sektori është përfshirë në një skandal korrupsioni. Megjithatë, emri i Reznikov nuk është përfolur kurrë.

Analistët ushtarakë parashikojnë se largimi i tij nuk do të pasohet me ndonjë ndryshim të madh në strategjitë e luftës.

Reznikov mendohet se do të marrë detyrën e ambasadorit në Londër. Detyra e ministrit të Mbrojtjes i është besuar tani Rustem Umerov, i cili ka përfaqësuar Ukrainën në bisedimet e paqes me Rusinë që nga nisja e konfliktit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.