SPAK lëshon 8 urdhër-arreste për koncesionin e sterilizimit

Postuar në 17 Gusht, 2023 11:25

SPAK ka lëshuar 8 urdhra arresti për dosjen e koncesionit të sterilizimit. Organi i akuzës ka caktuar arrest me burg ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapajn. 

Ndërkohë, për Saimir Kadiun, drejtor ekonomik, dhe Marsela Serjanaj është caktuar masa ‘arrest shtëpie’. Për katër tē tjerë: Arben Gjata, Pertef Mersini dhe Genc Byrazeri, u caktua masa ‘detyrim paraqitje’.

Sterilizimi i pajisjeve mjekësore është një nga kontratat PPP të nënshkruara në mandatin e parë të qeverisë "Rama". 

 

Kontrata që mbështetet në buxhetin e shtetit iu besua në 2015 kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Kompania shqiptare është themeluar me një kapital vetēm 1 mijë euro nga Ilir Rrapaj dhe ka 40% të aksioneve.

Dokumentet e hetimit tregojnë se Ministria e Shëndetësisë e paracaktoi dhënien e shërbimit me koncesion. Në atë kohë, kontrata u firmos nga ministri Ilir Beqaj dhe u përball me hezitimin e ministrit të Financave, Shkëlqim Cani.

Ky i fundit u pyet sot nga SPAK në cilësinë e personit në dijeni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.