SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt. Veliaj, i vetmi zyrtar i lartë jashtë rrezes së hetimit penal
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë lejen për kontroll banese dhe arrestimin e deputetit, ish-kryeministër i vendit, Arben Ahmetaj. Në shkresën e vet të publikuar në faqen zyrtare, SPAK cilëson tri akuza për z. Ahmetaj në kuadër të procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022:
- Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal
- Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;
- Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal
Ahmetaj kishte kohë që përflitej për çështjen e inceneratorëve ku aktualisht ka mbetur vetëm një hallkë pa u këqyrur nga hetimi penal: Roli i Erion Veliajt, edhe ky i përfolur për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Add new comment