Joseph: SHBA po krijon një krizë në Kosovë

Postuar në 13 Qershor, 2023 18:54

Ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, thotë se SHBA-ja po krijon një krizë në Kosovë.

Në një opinion të publikuar në “Foreign Policy”, Joseph shkruan se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duhet të mendohet mirë nëse “ia vlen ky çrregullim rajonal dhe dëmtim i reputacionit të SHBA-së, për ta kënaqur një autokrat serb”.

Absurditeti i sanksionimit të një aleati demokratik në Prishtinë, e në anën tjetër përshëndetja e një autokrati manipulues e pro-rus, të cilin ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill e quajti ‘partnerin më të mirë të SHBA-së’, duhet ta bëjë Blinkenin të ndalet pak. Në vend që të lejojë frustrimin ta drejtojë politikën e tij karshi Kosovës, apo që të lejojë iluzionin të drejtojë politikën e tij karshi Serbisë, Blinkeni duhet të rishqyrtojë urgjentisht qasjen e administratës së tij.

“Blinkeni duhet ta mbyllë turneun e tij në Bruksel, me Borrellin e përfaqësuesin special të BE-së për rajonin, Miroslav Lajçak. Blinkeni duhet t’ua kujtojë diplomatëve se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës mban emrin e BE-së. Brukseli nuk mund të fshihet më prapa linjës se është thjesht lehtësues. SHBA-ja dhe BE-ja, në vend të një “paqartësie konstruktive”, duhen të përqëndrohen në qartësi. Është urgjent një sekuencim i hekurt i hapave që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin për ta zbatuar marrëveshjen, dhe atë ta bëjnë shpejt brenda këtij viti”, shkruan Joseph.

Sipas Joseph, “ndëshkimi i administratës Biden ndaj Kosovës mund të shkojë edhe më tej.

“E frustruar me kryeministrin e Kosovës që nuk ka ofruar kushtet e tij për themelimin e Asociacionit, dhe e zemëruar me opracionin e tij të fundit, e të pamatur policor në veri të Kosovës të dominuar nga serbët, administrata Biden ka ndëshkuar tashmë Kosovën dhe është gati t’i shkaktojë më shumë dhimbje”, ka shkruar Joseph.

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.