Rrezik për Francën nga "dhuna jocivile"

Postuar në 25 Maj, 2023 16:03

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka folur për një proces decivilizimi për shkak të një dhune në rritje që ka mbërthyer shoqërinë.

Duhet të jemi të pakompromis për themelet. Nuk ka dhunë legjitime, verbale apo ajo kundër një personi. Ne duhet të punojmë në thellësi për të kundërvepruar ndaj këtij procesi jocivil

citohet ai nga e përditshmja franceze, "Le Parisien".

Sipas kreut të shtetit francez, për situatën e krijuar nuk është përgjegjëse vetëm politika. Komentetet vijnë pas disa incidenteve të rënda që kanë nxjerrë në sipërfaqe probleme serioze aq sa Macron ka bërë thirrje në mbledhje qeverie që "shoqëria të kthehet në rend".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.