"Vota u ble për 500 euro, Alibeaj për 220 mijë"
Humbjen e thellë në zgjedhjet e 14 majit, opozita e shpjegon me blerjen dhe manipulimin e votës. Një ditë pasi deklaroi se një votë ishte shitur nga 300-500 euro, Sali Berisha tregoi edhe , sipas tij, të dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt nga kreu i komanduar i Partisë Demokratike.
Dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD, Lul Brava dhe Alibasha, i cili mori nga Rama sot shpërblim 220 mijë euro. PD është e hapur për negociata dhe debat, për çfarë të dëshironi. Por dy pengjet e Ramës u përdorën në mënyrë të pamëshirë për të goditur opozitën. Lidhur me rezultate u bëj thirrje që t’i lexoni me realizëm, PD iu mohua logoja dhe kryetari i koalicionit. Edi Rama e bëri, që kur ringu ishte përgatitur për ndeshje me mekanizma ala Putin, shpalli veten fitimtar, duke mos lejuar kundërshtarin të futet në garë. Kjo nuk është fitore, sepse pasojat janë për PD, por më të rënda për të
Add new comment