Kisha Katolike Franceze pajis priftërinjtë me kartë identiteti digjitale

Postuar në 13 Maj, 2023 19:26

Konferenca Ipeshkvnore Franceze ka vendosur që të pajisë priftërinjtë me kartë identiteti digjitale. Përmes saj vërtetohet nëse mbajtësi është i përshtatshëm të predikojë, apo nëse ka të drejtë të dëgjojë rrëfimin. Për mediat franceze karta në fjalë në thelb provon nëse anëtari në fjalë i Kishës po përballet apo jo me akuzat për abuzim seksual.

Karta akuale me letër është kritikuar se falsifikohet kollaj dhe e vështirë për t’u pëditësuar.

Nga ana tjetër vendimi lidhet me skandalet seksuale që përfshinë Kishën Katolike të Francës në vitin 2021 në kuadër të publikimit të një raporti që evidentoi një histori abuzimesh që dëmtuan shumë autoritetin e Kishës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.