Vetëflijim dhe trafik organesh. Masakër e organizuar në Kenia
Ajo që mendohej se ishte një vetëvrasje masive, po rezulton një krim i mirëorganizuar në Kenia. Një varrezë masive u zbulua muajin e kaluar në qytetin Malindi, pranë brigjeve të Oqeanit Indian. Në të u gjetën trupat e qindra ndjekësve të një kulti fetar, të cilëve autopsia zbuloi se u mungonin organe.
Policia beson se shumica e trupave u përkasin ndjekësve të pastorit të vetëshpallur Paul Nthenge Mackenzie, i cili akuzohet se i urdhëroi ata të vdisnin nga uria "për të takuar Jezusin".
Uria mund të jetë shkaku kryesor i vdekjes, por disa prej viktimave, mes të cilëve edhe fëmijë, besohet se janë rrahur dhe mbytur. Policia dyshon se ata janë bërë viktimë e heqjes dhe trafikimit të organeve.
"Autopsia ka zbuluar organe të munguara në disa prej trupave të viktimave që janë zhvarrosur," tha kryeinspektori Martin Munene në një deklaratë të dorëzuar në një gjykatë në Nairobi.
"Besohet se tregtia me organet njerëzore ka qenë e koordinuar mirë dhe në të janë përfshirë disa persona", tha ai.
Munene tha se Ezekiel Odero, televangjelist i profilit të lartë, i cili u arrestua muajin e kaluar në lidhje me të njëjtin rast dhe u lirua më pas me kusht, kishte marrë "transaksione të mëdha parash", gjoja nga ndjekësit e Mackenzie që shitën pronën e tyre pas ofertës së liderit të kultit. Rreth 20 llogari bankare të tij janë ngrirë.
Deri tani janë zhvarrosur 112 persona.
"Ajo që ka ndodhur këtu në Shakahola është një nga tragjeditë më të rënda që ka njohur ndonjëherë vendi ynë", tha ministri i Brendshëm, Kithure Kindiki.
Kam frikë se ka shumë varre në këtë pyll dhe kjo na bën të konkludojmë se ky ishte një krim i organizuar mirë.
Paul Nthenge Mackenzie e themeloi Kishën Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë në 2003. Pas zbulimit të varreve masive, presidenti kenian, William Ruto, është zotuar për një goditje ndaj lëvizjeve fetare në vend. Ngjarja e njohur si masakra e pyllit të Shakaholës ka nxjerrë në pah përpjekjet e dështuara të së kaluarës për të rregulluar kishat dhe kultet mashtruese.
/ France 24 /
Comments
Korrigjim i vogel
Kenia eshte ne breg te oqeanit Indian, jo Paqesor
Po, falemnderit!
Po, falemnderit!
Add new comment